Ajo është vetëm 10-vjeçare dhe ka mbi 80 mijë ndjekës në Instagram. Arsyeja që ka kaq shumë ndjekës është se bukuroshja është bërë e famshme përmes videove të kërcimit me këngë të njohura duke i publikuar ato në Instagram.

Erza Mehmetaj së fundmi ka realizuar një video duke kërcyer me këngën “Waka waka” të Shakirës e më e çuditshmja është se këngëtarja me famë botërore e ka parë videon e Erzës dhe i ka bërë ‘like’.

Padyshim që vogëlushja është gëzuar shumë kur e ka parë këtë gjë dhe është shprehur se nuk mund ta besojë që Shakira ka pëlqyer videon e saj.

CNT BELIEVEEEEEE ? @shakira , this is too muuuuuuch for us ?❤️? #BLESSED #thankyouuuuuuu ??

A photo posted by Erza Mehmetaj ️️ (@erzameh) on

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: