Këngëtarja dhe tri herë fituese e çmimeve Grammy, Shakira, rikthehet në ekranin e madh dhe ia jep zërin Gazelës në filmin e shumëpritur të Disney Zootopia 2. Lajmi u bë i ditur në D23 në Brazil.

“Jam këtu për t’ju thënë një lajm të madh. A jeni gati? Gazela rikthehet në ‘Zootopia 2’. Gazela është rikthyer me një pamje të re, një këngë të re dhe sigurisht me lëvizje të reja kërcimi. Prisni të shihni se çfarë ka. E di që do ta doni. Kjo është gjithçka që mund të ndaj me ju tani për tani dhe mezi pres t’ju shoh të gjithëve në turneun tim vitin e ardhshëm dhe në filma nëntorin e ardhshëm”, tha në një video këngëtarja kolumbiane, e cila gjithashtu ka fituar 14 çmime Latine Grammy.

Drejtuar dhe shkruar nga Byron Howard dhe Jared Bush, vazhdimi ndjek Judy Hopps teksa ajo bashkohet me një dhelpër madhështore të quajtur Nick Wilde në një rast shumë të rrezikshëm dhe të komplikuar. Filmi i parë i vitit 2016 që fitoi më shumë se 1 miliard dollarë në mbarë botën mori Oscarin për filmin më të mirë të animuar.

‘Zootopia 2’ pritet të shfaqet në kinema më 26 nëntor 2025.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: