Më 22 mars do të jetë publikimi i shumëpritur i albumit të ri të Shakirës “Las mujeres ya no lloran”, i titulluar sipas një fragmenti të shkurtër të “Music Sessions, Vol. 53′ që ajo lëshoi me Bizarrap dhe që i dedikohet hapur Gerard Pique.

Disa nga imazhet para publikimit të kësaj vepre muzikore kanë shkaktuar shumë komente në Kolumbi.

Shakira ndau dje një një seri imazhesh në rrjetet e saj sociale. E në disa foto ajo shfaqet shumë e afërt me një mashkull gjysmë të zhveshur që është krahasuar me Lewis Hamilton.

Edhe pse mund të jetë rastësi, kujtojmë se kolumbiania dhe britaniku u përfolën për një lidhje për shkak të takimeve që kanë pasur gjatë vitit 2023, madje u tha se kanë pasur takime natën në një pallat luksoz në Ibiza. Ajo asnjëherë nuk e mohoi, por as nuk e konfirmoi dhe kështu çështja mbeti në ajër.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në fotot e reja, Shakira shfaqet me flokë rozë dhe e veshur me të njëjtën ngjyrë në rroba. Por gjëja më e habitshme është afërsia dhe pozat që ajo ka me aktorin dhe modelin me origjinë britanike dhe franceze Lucien Leon Laviscount. Teksti që shoqëron publikimin nuk thotë shumë, të paktën derisa të dëgjoni albumin dhe të shikoni videon, për të kuptuar saktësisht se çfarë nënkuptohet me fjalët dhe emoticonet e përdorura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: