SHBA

Shakira foli pas gati një viti nga arritja e zgjidhjes së çështjes së mashtrimit tatimor.

Dje, më 5 shtator, ylli i popit rrëfeu për një gazetë spanjolle, Al Mundo, se ajo zgjidhi çështjen e mashtrimit tatimor kundër vetes për të mbrojtur fëmijët e saj dhe mohoi akuzat.

“E bëra për të mbrojtur fëmijët e mi dhe për të vazhduar jetën time, jo nga frika apo faji”, tha këngëtarja për median.

Autoritetet spanjolle e akuzuan këngëtaren kolumbiane në vitin 2018 për mashtrimin e qeverisë me më shumë se 15 milionë dollarë taksa gjatë qëndrimit të saj në Spanjë nga viti 2012 deri në 2014-ën.

Megjithatë, Shakira i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe e ka zgjidhur çështjen përpara se të shkojë në gjykatë.

“Në vitin 2011, doja që marrëdhënia ime me Gerard Piqué të përparonte, i cili në atë kohë ishte i lidhur me Spanjën për arsye pune”, tha Shakira. “Udhëtimi në Spanjë më krijoi shumë komplikime sepse më detyroi të jem larg qendrave të mia të punës. Sa herë që kthehesha, e bëja për të përparuar marrëdhënien, jo për shkak të një ‘vokacioni për të qëndruar’”.

Teksa shpjegoi arsyen e zgjidhjes së çështjes për 7.5 milionë dollarë, ajo tha:

“Dua t’u lë fëmijëve të mi trashëgiminë e një gruaje që i shpjegoi arsyet e saj me qetësi dhe në kohën e saj, kur e konsideronte të nevojshme, jo kur u detyrua. Unë kam nevojë që ata të dinë se unë kam marrë vendimet që kam marrë për t’i mbrojtur ata, për të qenë pranë tyre,” shtoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: