Ish-deputeti i PD Dritan Shanaj i ftuar në emisionin “A show” nga Adi Krasta në “News 24”, duke folur për artikullin e gazetës gjermane “Bild” ku shkruhej për qeveritarët shqiptarë, tha se vendi ynë duhet të hyjë në Europë, në mënyrë që në shtetin tonë të kenë drejtësi.

“Unë mendoj se po të jetë për këta qeveritarë nuk hyjmë në Europë as për 250 vjet. Sepse kështu e kanë katandisur këtë vend.

Mirëpo, na duhet dhe uroj të hyjmë, që të marrë fund kjo maskaradë që e kemi gatuar, që më në fund të ketë drejtësi, sepse këtu vetëm drejtësi që nuk ka”, deklaroi Shanaj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: