Talenti shqiptar me origjinë nga Kosova, Shani Tarashaj, është përfshirë në listën e trajnerit të Zvicrës, Vladimir Petkoviç për takimet e radhës miqësore.

Disa ditë më parë, Tarashaj, tha se nuk do të jetë pjesë e ekipit të parë të Zvicrës, për shkak të një takimi që përfaqësuesja U21 me Anglinë.

Mesa duket kjo nuk do të jetë e mundur, pasi Tarashaj figuron në listën e trajnerit të Zvicrës, Vladimir Petkoviç.

Në këtë listë janë përfshirë 7 futbollistë shqiptarë. Përveç Shaqirit, Xhakës, Mehmedit, Xhemailit, Kasamit dhe Behramit, bie në sy edhe prania e sulmuesit Shani Tarashaj.

Grumbullimi i tij me kombëtaren A të Zvicrës shuan çdo dyshim për një të ardhme në përfaqësuesen e De Biasit. Tashmë Tarashaj bëhet shqiptari i radhës që zgjedh të përfaqësojë Zvicrën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb