Islam Dudaev nuk ia doli të kalojë në gjysmëfinalet e Paris 2024. Mundësi i cili përfaqëson Shqipërinë, u mposht në çerekfinale nga sportisti nga Irani, Rahman Amouzadkhalili.

Megjithatë një lajm pozitiv ka ardhur së fundmi, teksa Dudaev është rikthyer për ripeshkim në garë për medaljen e bronzit. E gjitha kjo ndodhi pas fitores së mundësit nga Irani, Rahman Amouzadkhalili në gjysmëfinalen ndaj hungarezit Musukaev.

Dudaev2
Dudaev2

Tashmë Dudaev do të duhet të fitojë 2 ndeshje për të marrë medaljen e bronzit. Përfaqësuesi i Shqipërisë do të zbresë në tapet nesër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: