Ermir Lenjani mesa duket do të ketë edhe një shans të fundit për të shkëlqyer me ekipin e tij në Francë, Rene. Ai është grumbulluar nga trajneri i skuadrës, Kristian Gurkuf, për ndeshjen e sotme në mbrëmje, ku Rene do të përballet në transfertë ndaj Monakos në një ndeshje të vlefshme për 1/8-at e Kupës së Ligës.

Futbollisti shqiptar e ka lënë pas dëmtimin që e ka shqetësuar së fundmi dhe tashmë është i gatshëm të luftojë për të bindur trajnerin francez për vlerat e tij para fillimit të merkatos së janarit. Lenjani u përfol për t’u larguar nga Rene edhe në verë, por transferimi i tij dështoi.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë merkato dimërore për mbrojtësin e kombëtares shqiptare./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: