TROPOJË- Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi akuzohen se kanë shantazhuar një bashkëqytetar për nxjerrjen e disa të dhënave intime, duke i kërkuar një shumë parash. Sipas burimeve zyrtare, falë operacionit të koduar “Shtrëngimi”, Specialistët e Sektorit për Krimet Kompjuterike në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me ato të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, pas një hetimi dy mujor, kanë arrestuar sot në Bajram Curri
E. Hajdarmataj, dhe D. Gjomakaj, që të dy 18 vjeç.

Arrestimi i tyre në flagrancë u bë në momentin kur këta shtetas ishin duke marrë shumën e parave të kërkuara në formë shtrëngimi (gjobëvënie) ndaj viktimës, të cilin e kanë kanosur psikologjikisht.
Personat e lartpërmendur, nëpërmjet teknikave kompjuterike të paligjshme kanë marrë në administrim të dhëna personale intime të të dëmtuarit nga profili i tij ne rrjetin social Facebook, dhe prej disa muajsh e kanë shantazhuar atë për të dhënë vlera pasurore, si shpërblim për mos publikimin e këtyre të dhënave.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: Dy aparate telefonik celular Smartphone me kartat SIM dhe një njësi kompjuterike të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale. Materialet në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: