Blic i policisë në gjirin e ultrasve të Juventusit: kapot dhe elementët kryesorë të grupeve ultra janë arrestuar pas një hetimi të Prokurorisë së Torinos, që ka vënë në pranga 12 persona nga Torino, Milano, Peskara, Alesandria, Roma, Grotamare dhe Akuila. Akuzat janë të shumta duke filluar nga krijimi i një rrjeti kriminal, te shantazhi apo dhe dhunimi i pronës private. Hetimi ka nisur pas një denoncimi që vetë klubi bardhezi ka bërë pasi u shantazhua pasi u hoqi ultrasve disa privilegje.


Qytetet
Qytetet

Gjashtë janë lënë në burg, katër në arrest shtëpie dhe dy në detyrim paraqitjeje. Të hetuarit janë Geraldo Moçiola, 56 vjeç, Salvatore Cava, 51 vjeç, Sergio Genre, 43 vjec dhe Luca Pavarino 51 vjeç, të gjithë antarë të grupit “Drughi”. Pjesë e “Tradizione – Antichi valori” janë Umberto Toia, 54 vjeç, Masimo Toia, 54 vjeç dhe Corrado Vitale 45 vjeç. Nga “Viking” të hetuarit janë Fabio Trinchero, 48 vjeç dhe Roberti Drago, 47 vjeç. Të hetuarit e fundit janë Cristian Fasoli, 42 vjeç, i “Nucleo 1985” dhe Giuseppe Franzo, lideri 55-vjeçar i “Quelli di via Filadelfia”.


Qytetetttttt
Qytetetttttt

““Drughi”-t ishin të organizuar në mënyrë ushtarake: personat që nuk bindeshin largoheshin nëse nuk iu përgjigjeshin urdhrave të kapos Dino Moçiola. Këta janë persona që dhunën e kanë kthyer në stil jete. Tifozllëku për ta është thjesht një preteks. As prezenca e fëmijeve nuk i ndalte”, ka thënë prokurorja Patrizia Caputo, që së bashku me Chiara Maina, kanë koordinuar hetimin ndaj grupeve ultras bardhezi.


Qytetettttt
Qytetettttt

Sipas hetimeve, kapot më të rëndësishëm të grupeve ultras të Juventusit, shisnin ilegalisht bileta për të hyrë në stadium. Liderët kishin krijuar dhe një “kapilar të strategjisë kriminale” për të shantazhuar klubin bardhezi.

Gjatë hetimeve, kanë dalë në dritë elementë të rëndësishëm kundër të arrestuarve, përgjegjës për një strategji të mirëfilltë shantazhi në dëm të Juventusit. Në thelb, vendimi i shoqërisë bardhezi në fund të sezonit 2017-2018 për t’u hequr disa privilegje grupeve ultras, ka sjellë reagimin e liderëve historikë të logove të ndryshme, që kanë përdorur çdo mënyrë për të rifituar ato avantazhi që u ishin hequr dhe për të mbajtur të patundur pozicionin e tyre të fortë ndaj klubit.

Qytetettt
Qytetettt

Protesta kundër Bonuçit ishte një sinjal kundër klubit. Kapo-ultrasët pasi kishin paraqitur kërkesa ilegjitime (bileta falas, matrieal zyrtat të Juventusit, pjesëmarrje në evente të ndryshme etj), duke qenë të vetëdijshëm të pasojave penale, kanë lëvizur në mënyrë strategjike për të nisur një fushatë denigruese dhe kundërshtie ndaj Juventusit, duke ngritur zërin kundër çmimit të abonimeve apo edhe rikthimit në ekip të Bonuçit. Në këto kushte, për të shmangur dëmet, klubi bardhezi ka qenë i detyruar t’u japë 300 bileta të parapaguara për ndeshjet shtëpiake në kampionat dhe Champions.

Qytetett
Qytetett

Gjithashtu është vërtetuar përpjekja e “Drughi”-t për të rikuperuar në çmimin e kosto qindra bileta për ndeshjet shtëpiake të Juventusit, duke iu hakërryer kompanive të biletave. Dhe jo vetëm kaq. Kapo-ultrasët kanë shfrytëzuar forcën e tyre intimiduese për të marrë pije gratis nga lokalet e stadiumit në çdo ndeshje. E gjithë kjo, për shkak se ishin në gjendje që të manipulonin të gjithë qëndrimin e tifozëve në tribunën jugore të stadiumit, që është dhe tribuna më e nxehtë.

(Balkanweb)