Ndërkohë që Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në burg shtatë adoleshentë që abuzuan seksualisht me një 13-vjeçare të shkollës “Rilindja” të Kavajës, të tjera detaje mësohen nga kjo histori tronditëse, që u mbajt e fshehur nga policia.


Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se shtatë djemtë e arrestuar i kanë bërë asaj presion me publikimin e një videoje intime në këmbim të marrëdhënieve seksuale.


Mësohet se e mitura ka qenë në një marrëdhënie intime me njërin prej djemve, ndërsa 7 të tjerët miq të të dashurit të saj e kanë shantazhuar vajzën me një video intime duke e kërcënuar se do ia publikonin në rrjetet sociale dhe nën presion kryenin marrëdhënie seksuale me të.


Me anë të shantazhit që prej nëntorit deri në janar vajza ka kryer marrëdhënie seksuale me 8 adoleshentët në ditë të ndryshme. Kanë qenë prindërit e vajzës që kanë zbuluar skandalin dhe kanë njoftuar policinë. (foto ilustruese)

(BalkanWeb)