Dy shqiptarë janë arrestuar brenda një jave në Greqi për kërcënim të miturash me fotografi nudo. Në 23 Janar 2019, në Pire u arrestua Edi Jaupllari, lindur në Pire në 5 tetor 1996, për përdhunim e të miturës, një greke 16 vjeçe, si dhe kërcënim në vazhdimësi.

Jaupllari kishte njohur të miturën në internet në Badoo, kishin lënë takim ku e përdhunoi, ndërsa më tej e kërcënonte se do publikonte foto dhe video nga takimi në internet.
E mitura lajmëroi policinë, e cila arrestoi 23-vjeçarin, ndërsa sot publikuan të dhënat për të mbledhur informacion nga aktiviteti i mëparshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri

Paralelisht, një tjetër shqiptar, 22-vjeçar, është arrestuar 2 ditë më parë në Mesinia, nga policia e Kalamatas. Në të njëjtën lojë interneti, Badoo u njohën me një 14-vjeçare, të cilës i kërkoi foto nudo. Më pas, fotot i shpërndau përmes një 16-vjeçari grek, i cili nuk u arrestua pasi kishte fshirë gjithë materialin, gjatë kontrollit policor.

14-vjeçarja i la takim për të plotësuar kërkesat e 22-vjeçarit, ku shkoi bashkë me policinë. Të dhënat e 22-vjeçarit nuk janë publikuar akoma nga policia greke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb