Anita Latifi, këngëtarja shqiptare e bërë e famshme për pjesëmarrjen në “show-n” e madh gjerman të talenteve të këndimit “DSDS”, është përballur sot në gjyq me futbollistin e kombëtares turke Hakan Calhanoglu.

anita

Lojtari i cili momentalisht aktivizohet me skuadrën e Milanit është shantazhuar nga Latifi duke i kërkuar atij 250 mijë euro në këmbim të heshtjes për abortin që ka kryer. Sipas gjermanes “Bild”, Anita e cila sot ka qenë në gjykatën e Dusseldorf për këtë çështje, ka tentuar të shantazhojë futbollistin e njohur turko-gjerman duke i kërkuar atij 250 mijë euro për heshtjen e saj.

Anita për këtë akuzë dhe në të njëjtën kohë shantazh sipas prokurorit, e ka bërë në bashkëpunim me gazetarin Abdel H. Sipas padisë, Abdel H. në korrik të vitit 2016 i kishte telefonuar këshilltarit të Calhanoglut, duke iu drejtuar me fjalët se Calhanoglu duhet të paguajë 250 mijë euro për abortimin e fëmijës që gjoja kishte bërë yll i DSDS. Ai e kishte kërcënuar duke i thënë se karriera e tij mund të vazhdonte vetëm pasi të paguante këtë ‘’gjobë’’.

o-DSDS-facebook

Por, sipas akuzës, Anita Latifi nuk ka qenë ndonjëherë shtatzënë, ndonëse ajo vetë thotë se ka qenë, gjë të cilën e ka deklaruar edhe në intervista të mediave të ndryshme gjermane.

Në televizionin ‘Sat 1’, Anita ka thënë se aq shumë presion i është bërë nga futbollisti që nuk pranonte atësinë saqë ajo ishte detyruar të abortonte.

dsds-superstar_2014_01-25_04-1395574940

Gjatë marrjes në pyetje, gazetari dhe këngëtarja, sipas akteve hetimore i kanë kundërshtuar të gjitha. Por prokurori është i sigurt se ata të dy janë fajtorë. Veç tjerash edhe për faktin se Latifi në gazeta ka dhënë versione të ndryshme të ngjarjes.

Generated by  IJG JPEG Library
Generated by IJG JPEG Library

Calhanoglu e ka dhënë për herë të parë sot dëshminë gjatë së cilës ka thënë se gjithçka ka filluar në vitin 2013 kur ai ishte duke luajtur për HSV. “Ne kemi pasur miqësi të ngushtë dhe po ashtu edhe kemi fjetur bashkë. Por unë gjithmonë kam pasur kujdes dhe jam ruajtur”, ka thënë ai. Ndërsa lidhja mes tyre kishte përfunduar para fillimit të pauzës dimërore të Bundesligës. Procesi do ta ketë seancën e radhës më 20 dhjetor.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb