Një çift 23 dhe 24-vjeç kanë rënë në pranga nga efektivët e Policisë në Dibër.

Sipas një komunikate, bëhet me dije se së bashku me çiftin në pranga ka rënë dhe e afërmja e tyre e cila ishte bashkëpunëtore.

Të tre personat e arrestuar kanë shantazhuar nëpërmjet rrjeteve sociale një 17-vjeçare duke i kërkuar para që të mos i publikonin foto dhe video personale.

Teksa më herët ata kishin arritur që përmes kësaj skeme mashtrimi ti zhvatnin 17-vjeçares shumën e parave prej 15.000 lekë.

Paratë së bashku me 4 telefona celular janë sekuestruar nga blutë e Dibrës  si prova materiale.

Njoftimi i policisë:

Dibër/ Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër,  operacioni policor i koduar “Blackmail”, ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Arrestohet çifti i të rinjve ( burrë e grua ) dhe një 17-vjecare,  të cilët shantazhonin një shtetase 17-vjeçe, për dhënie parash, për mospublikimin e videove dhe fotove personale, në rrjete sociale.

Sekuestrohen shuma parash dhe 4 celularë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat,  në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”, ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit I.M., 23 vjeç, S.M., 24 vjeçe, (burrë dhe grua) dhe një 17-vjeçare, (lidhje familjare me shtetasin I.M), të gjithë  banues në Komsi, Mat.

Falë veprimeve hetimore profesionale të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve,  të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile në rrjetin social “Instagram”, dhe shtanatazhonin një 17-vjeçare,  duke i kërkuar vlera monetare për mospublikimin e disa fotove e videove intime.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar ligjërisht   se tre shtetasit e arrestuar,  kanë përfituar nga 17-vjeçarja,  shumën e parave prej 15.000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar shuma parave dhe 4 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: