Në orën 20:00 do të luhet ndeshja e vlefshme për Grupin E të Botërorit mes Zvicrës dhe Serbisë. Një takim i cili kalon përtej kufijve të sportit për faktin se me helvetët luajnë 5 lojtarë me origjinë shqiptare.

Prej kohësh kanë nisur provokimet të cilat kanë përfshirë në vorbull edhe misnitrin e Jashtëm të Serbisë. Sot media serbe, ‘Alo.rs’, ka bërë një veprim aspak profesional.

Ajo ka montuar një foto ku shfaqen Shaqiri dhe Behrami të veshur me kostume tradicionale serbe. Teksa njofton se serbët dhe rusët janë bërë bashke për këtë ndeshje më tej shkruan:

“Janë marrë vesh që pandërprerë t’i brohorasin Shaqirit dhe Behramit lojtarë serbë: “Valone, Srbine” i “Džerdane, Srbine”, shkruan ‘Alo’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb