Xherdan Shaqiri të shtunën kundër Hull City ka realizuar një ndeshje perfekte ku gjithçka është konkretizuar me një supergol.
Futbollisti me origjinë shqiptare që luan për kombëtaren e Zvicrës ishte lojtari i ndeshjes për Stoke City pasi para se të realizonte, dhuroi asisit në golin e parë. Ish-lojati i Interit nuk e mbylli këtu kontributin për shokët e skuadrës, por rastet e krijuara nga ai nuk gjetën finalizim nga pjesa tjetër e ekipit.
25 vjeçari në minutën e 80 vulosi takimin me rezultatin 3-1 kur nga jashtë zone lëshoi një silur me të majtën që bëri të padobishme hedhjen e portierit.
Goli dhe në përgjithësi loja e mirë e zhvilluar kanë bërë që faqja e madhe sportive “Goal.com” ta përfshijë shtatshkurtrin në formacionin e javës.
(e.k/BalkanWeb)
Pse mereni me Turqine ju te zgjebosur? Shikoni barbarine qe u eshte ulur kembekryq ne bulevard …
Ajo qe ndodh ne Turqi ka te beje pikerisht me ate qe barbaret mos hipin shtetin ne qafe dhe tallen me policine prokurorine gjykatat…E degjuat gjermanin? “Ne ne Evrope ka paragjykime ( se shqiptaret jane barbare)…ajo greve ne bulevard vetem perforcon kete opinion”…Popull qe meret me hallet e botes nderkohe qe zhytet ne pisllek.
bravo shaqiri