Ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka lënë të hapur mundësinë që një ditë të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.

Në një intervistë për mediat zviceriane, Shaqiri është shprehur se nëse në Kosovë e ftojnë të bëhet kapiten ai edhe mund të pranojë.

Kjo është një pjesë e intervistës e botuar në mediat zvicerane:

Gazetari: Granit Xhaka ka zgjedhur të luajë gjithmonë për Zvicrën, ndërsa Kosovës i është lejuar të luajë ndeshje zyrtare. Është koha që të marrim një qëndrim të qartë nga ju?

Shaqiri: Po ua kthej me pyetje: Si do të përgjigjeshit ju nëse trajneri i Kosovës ju thërret dhe ju thotë se ju jeni kapiteni i ardhshëm i Kosovës?

Gazetari: Pra çështja mbetet e hapur?

Shaqiri: Nuk kam marrë një thirrje të tillë. Ende nuk kam vendosur asgjë. Jam i fokusuar në ‘Euro 2016’. Jam duke e veshur fanellën e Zvicrës. Do të jap gjithçka për ekipin e Zvicrës, siç kam bërë gjithmonë. Nuk kam çfarë të bëj më shumë, apo jo?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb