Lajmi kësaj jave në futbollin europian, ishte padyshim shkarkimi i Jose Mourinhos nga stoli i Manchester United.

Ai që i dha një dorë drejt shkarkimit, ishte futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri i cili me dy golat e tij i shkaktoi humbjen e fundit duke bërë që drejtuesve t’u sosej durimi.

Shaqiri, gjatë një interviste për “The Guardian”, ka thënë se pas shkarkimit të Mourinhos, ka marrë shumë mesazhe të çuditshme.

Ai tregoi: “Mora shumë mesazhe pozitive pas ndeshjes, por më vonë, kur u dha lajmi për Mourinhon, mora një mesazh: Ti je fajtori! Megjithatë, nuk mendoj se United e pushoi Mourinhon se e mundëm ne”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb