SHBA


Në një intervistë për ‘Variety’ aktorja e njohur Sharon Stone ka rrëfyer se para shumë vitesh në vitin 2001 ka pësuar një hemorragji cerebrale.


Ajo tregoi se si e priti bota e spektaklit e priti sëmundjen e saj, duke rrëfyer një nga momentet më të vështira në jetë. 61-vjecarja tregoi se pasi pësoi hemorragjinë cerebrale të gjithë e harruan ashtu siç bënë me princeshën Diana.


“Unë isha një nga femrat më të paguara në botë, por në një çast të gjithë më harruan. U ndjeva e braktisur dhe sikur humba gjithçka, përfshirë edhe dashurinë e djalin tim”, tha Sharon Stone duke treguar dramën e jetës së saj.

“Nuk do resht kurrë së falënderuari të gjithë mjekët që më shpëtuan jetën. Pasi u shërova e nisa gjithçka nga zeroja në kuptimin e vërtetë të fjalës. Mësova nga fillimi të bëj gjërat elementare, si të ecja, të flisja etj. Njerëzit më trajtonin mizorisht duke filluar që nga gjykatësja për kujdestarinë e djalin tim deri tek koleget e mia. Kuptova që njerëzit nuk e kishin as idenë më të vogël se çfarë ishte hemorragjia cerebrale dhe sa e vështirë është të marrësh vetën pasi je goditur nga ajo, më janë dashur plot 7 vjet”- rrëfen aktorja 61-vjecare.
(BalkanWeb)

Etiketa: