Ishte viti 1953 dhe shqiptarë iknin në emigrim në Beograd të Serbisë. Siç thuhej, kjo bukë e emigrimit ishte e lyer “me gjak”.

Këta shqiptarë kanë frymëzuar poetin e madh shqiptar Esad Mekulin të shkruaj poezinë “Sharrëxhiu”. Këto janë disa fotografi reale nga ajo kohë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Poezia e Esad Mekulit për emigrantët ekonomikë shqiptarë në Beograd:

“Xhepat e sharrëxhiut janë shumë të ngushta për duart e ënjtura të tij”.

Ai kur e sheh sharrëxhiun me sëpatën e rrasur në shok, e bishti i saj ka dalë prapa, dyshon se mos vallë për këtë na quajtën njerëz me bishta?

:“O vëlla me sharrë në krah”

Do të shoh prapë me duar të mërdhime nën sjetull

Me sharrën e stërlashtë mbi krah Dhe sopatën e mprehtë të rasun në shok

Në fytyrën tande lexoj: Kam fjetur në podrumin e lagshtë, unë i trembëdhjeti

Dhe kam hangër në kusinë e bakrit, të sjellun prej vendlindjes

Prej vendlindjes, fasulen e hollë të vendlindjes unë i trembëdhjeti.

-Pse unë kënaqem me pak prej këtyre duarve të mërdhime, Atje mbas 77 bjeshkëve, 7 gojë presin…

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb