Kush mendon se tifozët që shajnë në Vlorë nuk “paguajnë” për gabimin e tyre e ka gabim. I tillë është rasti i tifozit Dritan Shollaj, i cili pas ndeshjes thotë se ka sharë një herë të vetme Vangjelin kur po priste autobusin dhe i është dashur të qëndrojë dy orë në polici.

Në një mesazh që ai ka dërguar në adresën e gazetës, tifozi i Flamurtarit thotë se policia e Vlorës hiqet si e fortë me fansat e skuadrës së futbollit.
23666635_10213419763745116_144697855_n-470x471
Ja mesazhi i plotë:
“Doja t’ju informoja se mbrëmë pasi mbaroi ndeshja në Vlorë kam qenë përpara stadiumit dhe në atë moment lojtarët e Korçës dolën nga stadiumi dhe po prisnin të vinte autobusi… Aty shava Vangjelin dhe direkt sa e kam sharë vetëm një herë ka ardhur shefi i policisë dhe më shoqëruan për në polici ku kam qendruar 2 ore… Jua thashë këtë lajm se në Gjirokastër arbitrat i përzunë me gurë dhe u thyen dhe xhamat e makinës arbitrave dhe asnjë s’u shoqërua… Policia e Vlorës do të bëjë rolin e të fortit me tifozët… këtë s’e them unë, por e thonë të gjithë në Vlorë”, ka qenë mesazhi i ultrasit vlonjat Dritan Shollaj për “Panorama Sport”.
Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-shau-kristi-vangjelin-dhe-e-pagoi-shtrenjte-tifozi-vlonjat-policia-me/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb