SHBA-Një grua në shtetin amerikan të Idaho, Veronica Jean Rutledge, 29 vjeçe, ka vdekur pasi u qëllua me armë zjarri nga djali i saj vetëm 2 vjeç.

Ngjarja ndodhi në një qëndër tregtare në Hayden, ndërsa gruaja kishte dalë për pazar bashkë me fëmijët e tjerë.

Fëmija 2-vjeçar ka marrë armën nga çanta e të ëmës dhe më pas aksidentalisht ka qëlluar drejt saj duke i marrë jetën.

Policia tha paraprakisht se gruaja kishte leje për armë. Dëshmitarët i thanë policisë se ngjarja ka qenë akisidentale.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: