Gjatë 24 orëve të fundit, forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom) kanë shkatërruar katër anije pa pilot që thuhet se i përkasin rebelëve Houthi, të mbështetura nga Irani në Detin e Kuq.

Sipas një memorandumi të Centcom, USV-të “paraqitën një kërcënim të menjëhershëm për forcat e SHBA-së dhe koalicionit, si dhe për transportin tregtar në rajon. Mes të tjerash raportohet se: “Këto veprime u ndërmorën për të mbrojtur lirinë e lundrimit dhe për t’i bërë ujërat ndërkombëtare më të sigurta.”.

Kujtojmë se grupi rebel Houthi ka nisur në aksion ndaj anijeve të mallrave në Detin e Kuq, në shenjë hakmarrje për luftën në Gaza.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: