Më shumë se 60 milionë amerikanë janë paralajmëruar për mot të ashpër pasi një stuhi e quajtur Blair, e nxitur nga një vorbull polare, dërgoi motin Arktik në pjesën më të madhe të SHBA-së qendrore. 30 shtete janë prekur, mes tyre shtatë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, dhe shumë kanë përjetuar ngricë, borë, erëra të forta dhe stuhi. Ndërsa shtete të tjera, si Arkansas dhe Teksas, kanë qenë në vëzhgim të tornadove.

Mijëra fluturime janë anuluar, shumë shkolla janë mbyllur dhe rrugët janë kufizuar. Ndër zonat më të goditura të dielën ishin Kansas dhe Misuri, të cilat u zbardhën nga dëbora deri në 30 cm në disa vende. Stuhia ka filluar të zbutet ndërsa lëviz drejt bregut lindor të SHBA-së.

Megjithatë meteorologët shprehen se situate mbetet serioze në Misuri dhe Kansas. Paralajmërimi u shtri edhe në New Jersey për të hënën dhe deri në orët e para të së martës. “Për vendet në këtë rajon që pritet të kenë sasitë më të mëdha të borës, mund të jenë reshjet më të mëdha në të paktën një dekadë”, tha shërbimi i motit të dielën herët. Meteorologët kanë paralajmëruar qytetarët në zonat e prekura që të qëndrojnë në shtëpi për të evituar rrezikun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: