Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA) ka njoftuar sot se një aeroplan i American Airlines me disa anëtarë të Kongresit Amerikan u përplas me një avion tjetër të së njëjtës kompani në pistën e Aeroportit Kombëtar të Uashingtonit Ronald Reagan.
Sipas ABC News , një Bombardier CRJ 900 që operonte me Fluturimin 5490 të American Airlines nga Uashingtoni, D.C në Charleston, Karolina e Jugut, u përplas me krahun e një Embraer E175 që operonte me Fluturimin 4522 të American Airlines për në aeroportin JFK të Nju Jorkut.
Askush nuk u lëndua, tha Autoriteti i Aeroporteve Metropolitane të Uashingtonit.
Kongresmeni Nick Lalotta shkroi në X se avioni në të cilin ndodhej ishte “i palëvizshëm në pistë” kur një aeroplan tjetër “goditi krahun tonë”. “Për fat të gjithë janë mirë!” shtoi ai.
“Aeroplani u trondit fort,” tha për ABC News Josh Gottheimer, një tjetër anëtar i Kongresit që ishte në fluturim. “Ishte e qartë se ishim të goditur”.
(BalkanWeb)