NEW YORK- “Amazon” zgjeron ofertën për produkte të freskëta, pas SHBA-së, gjiganti amerikan i tregtisë në internet do të propozojë një ofertë të ngjashme në Britani të Madhe pas një marrëveshje me supermarketet “Morrisons”.


Disa qindra produkte që shiten nga gjiganti britanik mes të cilave edhe produkte të freskëta do t’i propozohen abonentëve me pagesë të “Amazon”, sipas marrëveshjes së publikuar sot nga “WM Morrisons”.


Kjo është hera e parë që grupi amerikan propozon produkte të freskëta jashtë SHBA-së. Ky lloj shërbimi është i vështirë pasi kërkon një logjistike komplekse (me kamionë frigorifer) dhe një livrim të shpejtë, që nuk është e lehtë të aplikohet gjeografikisht.


(m.k/BalkanWeb)

Etiketa: