SHBA- Një 24-vjeçar u arrestua nga policia amerikane pasi vodhi në një supermarket në Portsmouth në Virginia, pije dhe diçka për të ngrënë me një vlerë prej 5 dollarësh. Por 24-vjeçari Jamycheal Mitchell, afro-amerikan me shqetësime mendore, vdiq nga uria në qeli pas 4 muajsh.

Autoritetet e burgut thanë se vdekja kishte ardhur për shkaqe natyrore por familja tregon se i riu prej kohësh refuzonte ushqimin dhe askush nuk ndërhyu. Trupi i të riut u gjet përtokë në qeli nga personeli i burgut. Asnjë shenjë plagësh apo traume, megjithëse ende nuk kanë dalë rezultatet e autopsisë.

Familja e të riut ka denoncuar publikisht se prej ditësh nuk hante dhe nuk pranonte të kurohej e mjekohej nga personeli i Institucionit të vuajtjes së dënimit. “Trupi i tij nuk duroi më”, thotë tezja e tij duke qarë, ndërsa e kujton si një djalë me probleme, pasi vuante edhe nga skizofrenia, por gjithmonë i gëzuar dhe plot jetë. Tashmë autoritetet do të vendosin nëse do të hapin hetim për rastin në fjalë apo jo.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: