SHBA-Një grup artistësh anonimë kanë hyrë në një park në Nju Jork dhe kanë ngritur një statujë të Edward Snowden, por qeveritarët amerikanë dhanë urdhrin që statuja të hiqet menjëherë nga parku.

Artistët e krijuan statujën në nder të Edward Snowden, ish-kontraktues i Agjencisë Amerikanë të Sigurisë Kombëtare, i cili zbuloi të dhëna sekrete të qeverisë amerikane. Busti i Snowden u vendos në Parkun “Fort Greene”, ku gjendet edhe monumenti i 11 mijë të burgosurve të cilët vdiqën në bordin e anijes britanike gjatë Luftës Revolucionare Amerikane.

Artistët zgjodhën këtë vend, pasi sipas tyre, e pozicionon Snowden si vazhdim i historisë që nisi në fillimet e këtij shteti. “Mendojmë se veprimet e Snowden-it vazhdojnë këtë histori,” shprehen artistët. “Ajo është krijuar mbi një sërë idealesh për të jetuar të lirë, dhe jo duke u mbikëqyrur apo monitoruar nga qeveria. Ju nuk keni liri të fjalës nëse ndjeni se po vëzhgoheni.”

Një vizitor i parkut e përshkroi vendimin e zyrtarëve për të hequr bustin si “censurim”.


(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: