Një avion i ‘American Airlines’ u përfshi nga flakët pasi u ul në aeroportin e Denverit në SHBA.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit, avioni Boeing 737-800, u nis nga aeroporti Colorado Springs për në Aeroportin Ndërkombëtar Dallas Fort Worth, por devijoi për në Denver pasi ekuipazhi raportoi një dridhje të motorit.

“Pas uljes dhe gjatë rrugës për në portë, një motor mori flakë dhe pasagjerët evakuuan avionin përmes rrëshqitësve”, tha Agjencia Federale e Aviacionit.

Gjithsej 172 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan nga avioni dhe u zhvendosën në terminal.

Nuk është raportuar për lëndime të pasagjerëve ndërkohë që ata u evakuuan duke dalë në krahun e avionit. Agjencia e aviacionit njoftoi nisjen e një hetimi për incidentin.

Zjarri i 737 pason një seri tragjedish të aviacionit që kanë ngritur pikëpyetje për sigurinë ajrore në SHBA.

Më vdekjeprurësja ndodhi më 30 janar, kur një përplasje midis një aeroplani komercial dhe një helikopteri ushtarak në Uashington rezultoi në vdekjen e 67 personave dhe më 1 shkurt, kur një aeroplan transporti mjekësor u rrëzua në një lagje të Filadelfias, duke rezultuar në vdekjen e shtatë personave gjashtë në bord dhe një në tokë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: