Cilësia e ujit, ndotur nga nitratet, metalet e rënda, është kthyer në një krizë e padukshme që prek vendet e pasura ashtu dhe ato të varfëra, ngriti alarmin Banka Botërore në një raport.

“Kjo cilësi e keqe e ujit mund të kushtojë deri një të tretën e rritjes ekonomike potenciale në rajonet më të prekura”, konfirmoi institucioni i zhvillimit.

Presidenti i tij, David Malpass u kërkoi qeverive të ndërmarrin masa urgjente për të trajtuar ndotjen e ujit në mënyrë që vendet të mund të zhvillohen më shpejt në një mënyrë më të qëndrueshme dhe të drejtë.

“Vendet e pasura ashtu dhe ato të varfëra vuajnë nga nivele të larta të ndotjes së ujit”, thuhet në raportin e titulluar “Cilësi e panjohur”.

Është e qartë se statusi, vend me të ardhura të larta, nuk të imunizon kundër problemeve të cilësisë së ujit.

“Jo vetëm një ulje e ndotjes nuk shkon paralel me rritjen ekonomike, por diapazoni i ndotësve ka tendencë të rritet me prosperitetin e një vendi”, thuhet në raport.

“Gjithashtu në SHBA, 1 000 produkte të reja kimike shpërndahen në mjedis çdo vit, rreth tre lloje të reja produktesh të prodhuara çdo ditë. Banka Botërore kërkon në këtë raport matjen sa më mirë të cilësisë së ujit në botë dhe ky informacion të jepet në mënyrë të vazhdueshme për publikun”, nënvizon raporti.

Banka Botërore thekson se ka nevojë urgjente për investime të mëdha në uzinat e trajtimit të ujit, kryesish në rajonet më të populluara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: