SHBA

Filmimi që po shihni është bërë nga një shofer në një rrugë në qytetin e Mankato, në Minnesota dhe tregon një bebe, rreth 2 vjeç që papritur fluturon nga një makinë në lëvizje së bashku me sexholinon ku është ulur në mes të rrugës.

Skena është e pabesueshme, edhe për faktin se makina me të cilën bebja udhëtonte as nuk ndalon fare. Mediat lokale, duke nënvizuar deklaratën e policisë shkruajnë që fëmija ishte lidhur në sexholino me rrip sigurimi, por nuk ishte lidhur me mjetin’.

Për këtë motiv, bebja ka hapur derën e makinës dhe ka përfunduar në mes të rrugës. Nëna e vogëlushes që ishte në drejtimin e mjetit nuk ka kuptuar asgjë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb