TIRANE – Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, i cili do të zëvendësojë Ambasadorin Alexander A. Arvizu, u betua gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit të SHBA.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori i ardhshëm Lu tha se Shqipëria është një aleate e afërt dhe një mike e Shteteve të Bashkuara.

“Unë do të punoj çdo ditë në mënyrë që të sigurohem që kjo aleancë dhe miqësi të arrijë pritshmëritë ambicioze që amerikanët dhe shqiptarët ndajnë me njëri-tjetrin. Ne jemi dhe gjithnjë do të mbetemi dy popuj pafundësisht të përkushtuar ndaj demokracisë, lirisë së qytetarëve, dhe sundimit të ligjit.”- theksoi Lu.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: