Një task forcë për të bashkuar familjet emigrante të ndara nga administrata Trump në kufirin me Meksikën është një nga objektivat e tre urdhëresave ekzekutive që Joe Biden do të nënshkruajë, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
“Lëvizja është një mënyrë për të hequr politikat paraardhëse të emigracionit, që shkaktuan kaos, mizori dhe konfuzion”, shkruhet në deklaratë.
Sipas saj, ndarja e qindra fëmijëve nga prindërit e tyre emigrantë ishte një nga vendimet më të diskutueshme të epokës Trump, duke shkaktuar një valë zemërimi ndërkombëtar.//AA