Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi mashtrime në vlerë prej të paktën 4 miliardë dollarësh janë parandaluar vitin e kaluar fiskal me ndihmën e inteligjencës artificiale, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim të Departamentit, janë ndarë të dhëna për përdorimin e inteligjencës artificiale në proceset e zhvilluara të zbulimit të mashtrimit që janë zbatuar së fundmi.
Në deklaratë thuhet se inteligjenca artificiale është përdorur për zbulimin e mashtrimeve dhe përmes kësaj metode janë shpëtuar gjithsej mbi 4 miliardë dollarë pagesa në kundërshtim me normat dhe mashtruese në vitin fiskal nga tetori 2023 deri në shtator 2024.
Deklarata vuri në dukje se nga shuma totale e shpëtuar, afërsisht 1 miliard dollarë lidheshin me zbulimin dhe parandalimin e mashtrimeve me çeqe dhe afërsisht 2,5 miliardë dollarë të transaksioneve me rrezik të lartë.
“Gjatë vitit të kaluar, kemi bërë përparim të rëndësishëm në parandalimin e më shumë se 4 miliardë dollarëve në pagesat mashtruese dhe në kundërshtim me normat”, tha thekson deklarata, duke shtuar se “Departamenti merr seriozisht përgjegjësinë e tij për të menaxhuar në mënyrë efektive paratë e taksapaguesve”.
“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me agjenci të tjera në gjithë qeverinë federale me mjetet, të dhënat dhe ekspertizën e nevojshme për të ndaluar pagesat e pahijshme dhe mashtrimet”, tha Departamenti i Thesarit.