Demokratët kanë akuzuar  Donald Trump se po zhyt SHBA-në në kaos , ndërkohë që asnjë zgjidhje nuk është shfaqur për bllokimin që ka përfshirë administratën shtetërore.

Që prej të premtes në mesnatë republikanët dhe demokratët i hedhin njëri tjetrit përgjegjësinë e ngërçit buxhetore ose “shutdown”, që ka shkaktuar mbylljen e pjesshme të administratës.

E vetmja pengesë është financimi i një muri në kufirin meksikan që ishte premtuar nga Donald Trump gjatë fushatës presidenciale 2016, të cilit i kundërvihen fuqishëm demokratët.

“Jemi në vigjilje të Krishtlindjeve dhe presidenti Trump ka futur vendin në kaos”, akuzuan Nancy Pelosi, shefe e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Chuck Schumer, homologu i tij në Senat.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: