SHKUP- Ambasadori SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily, gjatë prononcimit para mediave, ka thënë se pas konsultimeve me KSHZ-në, ekspertë të fushave, mund të konstatohet se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill.

“Nuk janë përmbushur kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike më 24 prill”, ka thënë ambasadori amerikan në daljen për mediat para qeverisë.

“Pasi KSHZ ende nuk është përditësuar me informacionet për listat e votuesve dhe sipas mendimit të ekspertëve të përfshirë në procesin e sigurimet e kushteve për zgjedhje të parakohshme, vlerësojmë se në këtë fazë nuk janë përmbushur kushtet e duhura për zgjedhje më 24 prill”, tha Baily para gazetarëve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: