UASHINGTON– SHBA-ja dhe Kuba akoma më afër falë rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmarrë nga presidenti amerikan, Barack Obama dhe homologut, Raul Castro.

Duke nisur nga 3 korriku, kompania ajrore ”Jetbleu” do të inaugurojë një linjë vajtje-ardhje, Nju Jork-Havana. Kjo iniciativë u prezantua në praninë e guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, i cili është rikthyer nga një mision në Kubë muajin e kaluar në krye të një delegacioni ndërmarrësish të rëndësishëm.

Dhe jo vetëm. Së shpejti do të inaugurohet gjithashtu një linjë detare mes Floridas dhe ishullit të Karaibeve. Pasagjerët e trageteve mund të lundrojnë mes Floridas dhe Kubës për herë të parë pas 50 vitesh, pasi qeveria amerikane miratoi shërbimin e ri.

Linja mes dy vendeve ndaloi së funksionuari kur SHBA-ja vendosi embargon tregtare me Kubën në vitin 1960.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: