SHBA- Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme thotë se ritmi i SHBA sulmeve ajrore ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak (ISIS) ka gjasa të shtohet në javët e ardhshme, pas një ngadalësimi në shtator dhe tetor.

Gjeneral-Lejtnant i Forcave Ajrore, Charles Brown, tha të shtunën se ngadalësimi i bombardimeve kishte ndodhur për shkak të motit të keq dhe mungesës së lëvizjes së forcave të Shtetit Islamik në terren. Ai tha se zyrtarët kanë filluar të shohin më shumë lëvizje në terren nga militantëve, raporton VOA.

Duke folur me gazetarët në Konferencën Ndërkombëtare të shefave të aviacionit në Dubai, gjenerali Brown gjithashtu hodhi poshtë kritikat se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara është duke kryer më pak sulme ajrore për shkak të sulmeve ajrore ruse në Siri.

Ai tha se një marrëveshja e nënshkruar muajin e kaluar midis SHBA-së dhe Rusisë për të minimizuar rrezikun e ndonjë aksidenti ajror nga avionët e tyre në Siri nuk ka penguar forcat amerikane të kryejnë sulme kur e kanë pare të nevojshme.

“Ne kryejmë fluturime kur e shohim të nevojshme”, tha gjenerali Brown.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj filluan kryerjen e sulmeve ajrore ndaj objektivave të grupit Shtetit Islamik në Siri dhe Irak më shumë se një vit më parë. Grupi ekstremist ka marrë në kontroll territore të gjera në të dy vendet.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb