Një hapje zjarr e tmerrshme dhe lajmet janë shumë të këqija, ka shumë viktima, shkruajti sot presidenti amerikan, Donald Trump për tragjedinë në El Paso, Teksas.

“Po punojmë me autoritetet lokale dhe me forcat e zbatimit të ligjit… Zoti qoftë me ju”, përfundon Trum në Twitter.

Një tjetër hapje zjarr kundër turmës përgjak SHBA, pak ditë pas një ngjarjeje të tillë në një festival në Kaliforni.

Këtë herë skena është një supermarket të rrjetit ”Walmart” në El Paso, Teksas, qytet i kandidatit presidencial Beto O’Rourke.

Një 21-vjeçar i bardhë vrau sot 22 persona, mes të cilëve katër fëmijë dhe arma e përdorur prej tij ishte një kalashnikov AK-47.

I riu u fut në qendrën tregtare nga hyrja e një parkimi dhe, ndërkohë që qëllonte mbi turmën, mbante edhe kufje në veshë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb