SHBA-Një dron mbi brigjet e Kalifornisë drejt Oqeanit Paqësor, po monitoron lëvizjen e balenave.

Eshtë kjo sfida e re e John Durban, biologut të National Oceanic and Atmospheric Administration (Noaa) Fisheries, i cili ndjek balenat gjatë migrimit të tyre në zonat e riprodhimit të Baja Californi, në Meksikë, deri në Arktik.

Studiuesit mund të përdorin të dhënat e mbledhura nga Hexacopter, për të njohur dimensionet reale të balenave, për gjendjen e tyre shëndetësore dhe kushtet ambientale në aktivitetin e tyre riprodhues.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: