SHBA

Dy murgesha katolike nga Los Angeles, shumë të apasionuara pas lojërave të fatit, kanë pranuar se kanë vjedhur për 10 vjet rresht 500 mijë dollarë nga shkolla ku kanë punuar.

Ato kanë pranuar se të gjitha paratë e marra i kanë përdorur duke luajtur kazino në Las Vegas. Ato quhet Mary Kreuper, e cila për 29 vjet me radhë ka qenë drejtoreshë në shkollën, St James’ Catholic School dhe Lana Chang, e cila po ashtu ka qenë mësuese të një njëjtin institut shkruan Tg.com.

Murgeshat merrnin para nga llogaria ku paguheshin taksat dhe donacionet duke i depozituar në llogaritë e tyre. Vjedhja u zbulua gjatë një kontrolli rutinë.

Ndërkohë kisha St James ka deklaruar se dy murgeshat shprehin “keqardhje të thellë’ për atë që ndodhi dhe kërkuan falje. Shkolla katolike në Kaliforni ka deklaruar se nuk do të ngrejë padi penale ndaj dy murgeshave, pasi ato kanë shprehur keqardhje për veprimet e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb