Dy oficerë burgu, përgjegjës për mbrojtjen e financierit të ndjerë amerikan, i dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, u akuzuan për falsifikim të regjistrave, natën kur ai vdiq.


Sipas avokatit amerikan për rajonin jugor të Nju-Jorkut, oficerët, Tova Noel dhe Michael Thomas, nuk kontrolluan Epstein-in çdo gjysmë ore dhe falsifikuan regjistrat për të mbuluar pakujdesinë e tyre.


“Siç pretendohet, të pandehurit kishin për detyrë sigurimin e të burgosurve federalë nën kujdesin e tyre, në Qendrën Metropolitane të Rehabilitimit”, deklaroi avokati i SHBA-së, Geoffrey Berman.


“Përkundrazi, ata në mënyrë të përsëritur dështuan të kryejnë kontrolle mbi të burgosurit dhe gënjyen zyrtarisht për të fshehur shkeljen e detyrës”, shtoi ai.

Sipas zyrës së avokatit, të dy oficerët u dorëzuan sot në mëngjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb