Pas Michigan edhe Shteti i New York ndalon shitjen e cigareve elektronike aromatizuese, shkaktare sipas autoriteteve shëndetësore e 7 të vdekurve dhe qindra të sëmurëve me probleme me frymëmarrjen.


I vetmi përjashtim është janë e-cig aromatizuese me duhan dhe mente.


Vendimi, që hyn në fuqi menjëherë është marrë nga Këshilli i shëndetit publik, e propozuar nga guvernatori Andrew Cuomo. Shitësit do të kenë dy javë kohë për të tërhequr e-cig nga tregu.


Sipas të dhënave të departamentit shëndetësor, pothuajse 40% e nxënësve të vitit të fundit të shkollave të mesme, përdorin cigaret elektronike.

Një përdorim që është rritur nga 10,5% në 2014 në 27,4% në 2018. Edhe presidenti Trump ka hedhur hipotezën e ndalimit të e-cig aromatizuese në nivel federal.

(da.xha/BalkanWeb)