SHBA– Efektivi i policisë, i cili dyshohet për vrasjen e një të riu me ngjyrë në Ferguson ka thënë se nuk pendohet për krimin që ka kryer.

Oficeri Darren Wilson në një intervistë ka thënë se situata në qytetin e tij do të ishte e njëjtë edhe nëse ai do ta kishte vrarë një njeri të racës së bardhë.

Efektivi ka thënë se viktima Michael Brown kishte “fuqi të madhe” dhe viktimë mund të kishte përfunduar vetë ai.

“Unë hapa derën e makinës dhe i thashë që të afrohej, por ai nuk u bind dhe filloi të më shajë. Kur dola nga makina ai më goditi me grusht. Unë jam një njeri i gjatë, por ai kishte një fuqi të jashtëzakonshme”, rrëfen efektivi i policisë.

‘’Unë nxora armën jo për ta vrarë por thjesh tqë të bindej, ndërsa në këtë moment ai vërsulet për të më vrarë me armën time, në këto momente un shkrep armën për vetëmbrojtje’’, përfundon efektivi.

Kujtojmë se pasi gjykata vendosi të mos ndjekë efektivin e policisë penalisht, në Ferguson nisën protesta të dhunshme kundër këtij vendimi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: