Departamenti amerikan i shtetit ka urdhëruar personelin e ambasadës amerikane në Baghdad dhe të konsullatës në Erbil të lënë Irakun.

Lajmin e bën me dije në një njoftim në Facebook ambasada amerikane, duke shtuar që shërbimet për vizë do të pezullohen përkohësisht dhe se qeveria amerikane ka limituar shërbimet, vetëm me raste emergjente të qytetarëve amerikan në Irak.

Alarmi vjen pasi Uashingtoni ka denoncuar kërcënimet e vazhdueshme nga Irani kundër interesave të SHBA dhe qytetarëve të saj në rajon.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb