Facebook njoftoi sot për shpërbërjen e një operacioni keqinformimi me qendër në Rusi drejt shumë vendeve afrikane, midis të cilave Bregu i Fildishtë, Republika Demokratike e Kongos dhe Kameruni.


Në total, Facebook ka eliminuar 35 llogari në rrjetin e tij, 53 faqe, shtatë grupe dhe pesë llogari në Instagram.


Personat përgjegjës për këtë manipulimin përdorën një kombinim të llogarive të rreme dhe llogarive autentike, që u përkisnin banorëve të Madagaskarit dhe Mozambikut.


Përmbajtjet ishin të përqendruara në informacione ndërkombëtare dhe vendore, ku përfshiheshin tema të tilla, si politika e Moskës në kontinentin afrikan, por edhe zgjedhjet në Madagaskar dhe Mozambik, ose kritikat mbi politikën amerikane dhe franceze në rajon.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb