SHBA- Votimet e “Super Tuesday” për primaret filluan sot në Virxhinia, në lindje të SHBA-së, gjatë të cilës votuesit e 13 shteteve do të zgjedhin favoritin e tuyre në kampin demokrat dhe republikan.

Miliarderi Donald Trump për republikanët dhe Hillary Clinton në krahun e demokratëve paraqiten si favoritë në këto zgjedhje që nuk i japin fund garës pasi mbeten ende rreth 30 shtete të tjera që do të vendosin deri në qershor.

Donald Trump, ashtu si Hillary Clinton, ka fituar tre nga katër votimet e para dhe të hënën regjistroi nivelin më të lartë në një sondazh në rang kombëtar, duke marrë 49 për qind dhe duke qëndruar në distancë nga kundërshtarët Marco Rubio (16 për qind) dhe ultrakonservatori Ted Cruz (15 për qind).

Në krahun demokrat, Hillary Clinton ka vetëm një kundërshtar, senatorin Bernie Sanders, i cili synon një “revolucion politik” dhe që ka fituar primaret në Nju Hampshajër.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: