SHBA

Pasagjerët e një avioni Airbus A320 janë tmerruar pasi pjesë mbulesa e motorit i tij janë shkëputur pak kohë pas ngritjes. Avioni më 166 persona në bord i kompanisë amerikane low cost, Frontier Airlines, ishte nisur nga Las Vegas në Florida.

Atij i janë shkëputur disa pjesë vetëm pak kohë pas ngritjes nga aeroporti duke bërë që të kthehej në aeroportin ku ishte nisur. “Kur avioni u ngrit në fluturim pamë pjesë të motorit të tij që shkëputeshin”- tregoi një prej pasagjereve.

Mediat amerikane raportojnë se asnjë prej pasagjerëve nuk është lënduar. Ndërkohë po hetohet për të zbuluar shkaqet e shkëputjes së pjesëve të motorit të avionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb