Presidenti Joe Biden pranoi sërish gjendjen e tij jo të mirë gjatë debatit të javës së kaluar me kundërshtarin e mundshëm Donald Trump, por thekson se do të qëndrojë në garën presideciale. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns analizon fushatat e dy kandidatëve, ndërsa amerikanët festonin Ditën e Pavarësisë.

Në një vit zgjedhor, për festimet për 4 korrikut, Ditën e Pavarësisë së Amerikës, zakonisht mbështetësit e partive valvisin flamuj dhe bëjnë fushatë patriotike.

Por këtë vit, asnjë nga kandidatët kryesorë nuk ishte në fushatë elektorale pas debatit të tyre të parë javën e kaluar. Presidenti Joe Biden është duke u përpjekur të qetësojë mbështetësit pas paraqitjes së tij të dobët, ndërsa sfiduesi i tij Donald Trump kërkon që vëmendja të jetë tek kundërshtari.

Në një intervistë për stacionin radiofonik të Uiskonsit “WAUK”, zoti Biden tha se nuk pati një debat të mirë të enjten e kaluar.

“Ishte një natë e keqe. Dhe fakti është se bëra gabime. Por kam mësuar nga babai im, që kur të rrëzohesh, duhet të ngrihesh përsëri”, deklaroi ai.

Ekipi që merret me fushatën e zotit Biden po përpiqet ta ndihmojë duke treguar se ai ka ende mbështetjen e demokratëve.

“Unë jam këtu për t’ju thënë se presidenti Joe Biden është i gatshëm ta fitojë garën. Dhe të gjithë ne i premtuam mbështetjen tonë maksimale”, deklaroi Guvernatorja e Nju Jorkut.

Nga ana tjetër aleatët e zotit Trump në Kongres po ushqejnë debatin brenda Partisë Demokratike për zotin Biden.

“Unë mendoj se ata e dinë se kanë një problem serioz. Por nuk është vetëm politike. Nuk është vetëm Partia Demokratike. Është i gjithë vendi. Kemi një problem serioz këtu, sepse kemi një president, i cili në dukje nuk është në lartësinë e detyrës dhe këto janë kohë shumë të rrezikshme”, deklaroi Mike Johnson, Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve./VOA/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: