Nju Jork/ Martin Shkreli, dikur i diskretituar dhe i mbiquajtur “Pharma Bro” për rritjen abuzive të çmimit të një ilaçi shpëtimtar, u urdhërua nga një gjykatës federal të hënën të dorëzonte të gjitha kopjet e “Once Upon a Time in Shaolin”, albumit  të papublikuar të grupit Wu-Tang Clan tek avokatët e tij deri të premten.

Gjyqtarja Pamela K. Chen në Bruklin shkroi se Shkreli duhet të japë të gjitha kopjet e atij që shpeshherë përmendet si albumi më i rrallë në botë dhe të raportojë emrat e kujtdo që ia ka shpërndarë atë muzikë deri më datën 30 shtator së bashku me të ardhurat që ka marrë prej tij.

Në qershor, Shkreli u padit nga një grupim i kriptomonedhave që i bleu kopjen e vetme të njohur të albumit për 4.75 milionë dollarë.

Grupimi PleasrDAO, akuzoi Shkrelin për mbajtjen e kopjeve dixhitale të albumit, në kundërshtim me marrëveshjen e tyre duke i shpërndarë ato gjerësisht në mesin e ndjekësve të tij në mediat sociale.

Avokati i grupimit PleasrDAO,  Steven Cooper, tha në një deklaratë se vendimi i gjyqtares Chen ishte “një fitore e rëndësishme për klientin e tij”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: